Shëndeti është aspekti i jetës sonë për të cilin kujdesemi më shumë çdo ditë!

Ushqimi, pijet dhe aktiviteti fizik janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin tonë të përditshëm.

Mirëfunksionimi i organeve të trupit të njeriut varet shumë nga një hidratim i mirë. Truri është një nga organet e trupit që praktikisht funksionon në mbi bazën e ujit, duke qënë se përbëhet prej 85% nga uji. Shpeshherë, ndjenja e lodhjes ose mungesa e përqëndrimit përcaktohen nga etja e natyrshme e trurit për ujë, e cila shfaqet përpara ndjesisë së mirëfilltë të etjes.

Stresi, sëmundja më e zakonshme e kohës sonë, diktohet shpesh nga një hidratim i keq i cili shkaktohet nga qarkullimi ikeq i ujit në organizëm dhe mosabsorbimi i mirë i substancave ushqyese nga qelizat e trupit, duke qënë se uji luan një rol të rëndësishëm në drejtimin e këtyre elementëve drejt qelizave, qendrave të prodhimit të energjisë së trupit tonë.
Fytyra dhe lëkura jonë gjithashtu e vuajnë mungesën e ujit e cila shfaqet në formën e papastërtive dhe shenjave të qarta të lodhjes.

Por jo të gjitha ujërat kryejnë funksionin e hidratimit në të njëjtën mënyrë.

Uji Qafshtama është ideal si një burim i vazhdueshëm hidratimi!

Së pari, "Qafshtama" si ujë tejet i lehtë favorizon një qarkullim më të shpejtë të ujit në organizmin tonë, duke dhuruar një ndjenjë lehtësie dhe mireqënie.

Uji Qafshtama rrjedh lehtë brenda trupit tonë, aq sa gati nuk ndihet. Ai ndihmon proçesin tretës dhe parandalon mjaft gjendje trupore të pakëndshme, si fryrjet e stomakut shkaktuar zakonisht nga mbajtja e zgjatur e ujit në organizëm.

Me përbërjen minerale të ujit Qafshtama lidhen një sërë efektesh pozitive mbi organizmin si mbajtja e një zemre të fortë e të re, dhëmbë e kocka të forta falë absorbimit të mire të kalçiumit në prani të magnezit, veshka të shëndetshme, një proçes diuretik normal dhe një lëkurë e shkëlqyeshme.

Uji Qafshtama rekomandohet për dieta me përmbajtje të ulët natriumi e përgjithësisht për njerëz që duan të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Tek femrat, konsumi i ujit Qafshtama kontribuon në parandalimin e fenomeneve të pakëndshme si celuliti, shkaktuar nga mosqarkullimi i mirë i ujit në organizëm.

Së fundi, uji Qafshtama ka një shije të butë e të freskët, të pëlqyeshme për çdokënd!