Aktiviteti sportiv hyn te aktivitetet që provokojnë një dehidratim intensiv të trupit, pra për pasojë një nevojë të menjëhershme për të zëvendësuar ujin e humbur në organizëm.

Është e rëndësishme të kujtojmë që duhet të pimë ujë edhe gjatë aktivitetit sportiv, pasi nevoja e trupit tonë për ujë zakonisht lind përpara ndjesisë së etjes. Në disa raste, individët që praktikojnë sporte mund të humbasin efiçencën e muskulaturës dhe rrjedhshmërinë e lëvizjes pa e kuptuar menjëherë që arsyeja është pikërisht mungesa e ujit në organizëm dhe mosplotësimi i nevojës për t’u hidratuar gjatë dhe pas ushtrimit të aktivitetit sportiv.

Pirja e disa gotave ujë para stërvitjes favorizon gjithashtu një tretje më të shpejtë pas ngrënies dhe përgatit trupin për të përballuar më mirë sforcimin fizik.

Uji Qafshtama është uji më i mirë për një hidratim të shpejtë dhe të efektshëm gjatë praktikimit të sporteve, shumë praktik në formatin gjysëm litrosh.

Duke stimuluar tretjen dhe duke qarkulluar mirë në organizëm falë mungesës së natriumit në sasi të mëdha, favorizon gjithashtu absorbimin e elementëve ushqyes nga qelizat dhe çlirimin e energjisë së nevojshme për aktivitetin sportiv.

Uji Qafshtama është sponsori zyrtar i skuadrës kombëtare të volejbollit.