Fabrika ku mbushet e paketohet uji Qafshtama ndodhet pranë njërit nga dy parqet e mëdha natyrore të mbrojtura në Shqipëri, në malin e Qafshtamës, rreth 10 km distancë nga qyteti i Krujës, brenda njësisë administrative të Durrësit.

Peisazhi është i famshëm për majat e larta, ajrin e pastër, pishat e buta dhe një pafundësi burimesh ujore. Kjo pasuri e pakrahasueshme e bën vendndodhjen e stabilimentit të Qafshtamës një kënd unik ku rrjedh uji i burimeve më të kulluara dhe një avantazh kompetitiv të pakundërshtueshëm në raport me konkurentët.

Ky pozicionim është zgjedhur me kujdes, në mënyrë që duke mbushur ujin drejtpërdrejt në burimin e lartë malor të njohur si "Kroi i Nënës Mbretëreshë", të gjitha cilësitë e veçanta të këtij uji të kthjellët majash të larta, të mund të ruhen tërësisht të paprekura.

Photo 1
Photo 4


Fabrika e ujit Qafshtama është e vetmja fabrikë në Shqipëri e vendosur në 1.350 metra lartësi mbi nivelin e detit, ku uji mbushet direkt në burim përpara se t'i nënshtrohet një proçesi teknologjik të avancuar.

Ky pozicion unik, mes malesh në mes të një ambjenti natyror të virgjër e tërësisht të pakontaminuar, garanton që konsumatori të mund të shijojë një produkt që përmban të pandryshuara të gjitha karakteristikat e ujit të burimeve të kthjellëta malore.

Shihni Videon »