Uji "Qafshtama" është një ujë tejet i lehtë prandaj mund të shijohet më së miri në tipologjinë “Natyral”.

Ka një shije të freskët e të butë dhe stimulon tretjen duke ju dhuruar një ndjesi të përhershme lehtësie dhe energjie.

Uji Qafshtama në tipologjinë "Natyral" është i disponueshëm si në formate të mëdha familjare, si 1.5 Litra dhe së shpejti në formatin më të leverdisshëm 2 Litrosh, ashtu edhe në formatin më të vogël 0.5 Litra që është më i përshtatshëm si një burim i vazhdueshëm e praktik hidratimi që mund të shoqërojë çdo moment të ditës suaj.

Formati 2 Litra është produkti më i ri i gamës, i cili u hodh në treg në dhjetor të vitit 2010, në përgjigje të një kërkese konsumatore gjithmonë në rritje për një raport më të mire çmim /cilësi. Segmenti target është ai familjar dhe produkti që nga lançimi ka pasur një efekt të ndjeshëm mbi rritjen e kuotës së tregut të firmës. Shishja e re i përgjigjet gjithashtu nevojës për një impakt më të kufizuar mjedisor, falë sasisë më të ulët të materialit të përfshirë në realizimin e saj.
Uji Qafshtama është një ujë tejet i lehtë prandaj mund të shijohet më së miri në tipologjine “Natyral”. Ka një shije të freskët e të butë dhe stimulon tretjen duke ju dhuruar një ndjesi të përhershme lehtësie dhe energjie. Në formatin 0.5 L është ideal për konsum jashtë shtëpie. Mund të konsumohet në bare, klube dhe restorante por është shumë praktik dhe për çdo aktivitet sportiv dhe aktivitete të tjera jashtë shtëpie si piknik, shëtitje etj. Mund të jetë një burim perfekt hidratimi për foshnje dhe fëmijë falë përmasave të vogla, formës së përshtatshme dhe peshës së lehtë si shishe plastike.
Uji Qafshtama është një ujë tejet i lehtë prandaj mund të shijohet më së miri në tipologjinë “Natyral”. Ka një shije të freskët e të butë dhe stimulon tretjen duke ju dhuruar një ndjesi te përhershme lehtësie dhe energjie. Ne formatin 1.5 L është ideal për konsum familjar. Forma e këndshme fluide e shishes bën që produkti të jetë praktik për t’u mbajtur në dorë dhe njëkohësisht të zërë një hapësirë të limituar në ambjentet shtëpiake të ruajtjes. Me këtë format do të përfitoni maksimumin nga raporti çmim/ cilësi.

« Kthehu te Kategoritë e Produkteve

Treguar nga (1 - 3). Total (3), gjithsej faqe (1).