Uji EHW Qafshtama Natyral 0.5 Litra

Kliko për ta zmadhuar


Uji Qafshtama është një ujë tejet i lehtë prandaj mund të shijohet më së miri në tipologjine “Natyral”.

Ka një shije të freskët e të butë dhe stimulon tretjen duke ju dhuruar një ndjesi të përhershme lehtësie dhe energjie.

Në formatin 0.5 L është ideal për konsum jashtë shtëpie.

Mund të konsumohet në bare, klube dhe restorante por është shumë praktik dhe për çdo aktivitet sportiv dhe aktivitete të tjera jashtë shtëpie si piknik, shëtitje etj. Mund të jetë një burim perfekt hidratimi për foshnje dhe fëmijë falë përmasave të vogla, formës së përshtatshme dhe peshës së lehtë si shishe plastike.

Forma tejet elegante e kësaj shisheje do t'i jepte rëndësi çdo tryeze.

Përmasa e vogël e bën shumë të përshtatshme për t’u mbajtur pranë kudo që ndodheni, si një burim hidratimi që mund t'ju shoqërojë gjatë gjithë ditës suaj.

« Kthehu te Ujë Natyral