Alpinistët Shqiptarë ngjisin Kilimanxharon me "Qafshtamën"


Kete verë, u zhvillua me sukses ekspedita e parë e alpinistëve shqiptarë në Afrikë. Grupi i alpinistëve ishte i pari që ngjiti majën më të lartë afrikane, malin Kilimanxharo, me 5,893 metrat e tij madheshtorë mbi nivelin e detit.

Ishte gjithashtu hera e parë që uji Qafshtama mbërrinte në tokën afrikane.

Ky ujë shoqëroi grupin e alpinistëve duke u shuar etjen në çdo moment të vetëm të udhëtimit të tyre të vështirë por të mrekullueshëm; uji më i kulluar malor për majat më të larta e zemrat më të guximshme.

Uji Qafshtama është uji zyrtar i Shoqatës Shqiptare të Alpinistëve.