Mirësevini në menunë Karriera!

Emri "EHW Qafshtama" është sinonim i një cilësie të garantuar me kujdes e përkushtim dhe një tradite disavjeçare.

Aktualisht, ne jemi një kompani në rritje të shpejtë që tashmë është e afirmuar si një nga aktorët kryesorë të sektorit të ujit mineral të paketuar, pjesë e grupit të madh industrial EHW GmbH, lider në sektorin ushqimor prej disa dhjetëvjeçarësh.

Si një punonjës i EHW Qafshtama, ju do të mund të punoni si pjesë e një skuadre profesionistësh, në një ambjent me kushte të shkëlqyera pune dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm dhe rritje profesionale.

Ne kërkojmë kandidatë të rinj të motivuar që ndajnë vlerat tona, duke treguar gjallëri dhe dinamizëm, ambicie dhe pragmatizëm, aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, ndershmëri dhe besim.

Ne konsiderojmë njerëzit si çelësin e suksesit tonë dhe një aset me vlerë të pallogaritshme për të ardhmen!

Photo 1
Photo 2

01. Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve

Pozicion i Hapur Nr.1 Manaxher Shitjesh - Mbajtje e kontakteve me ...

KANDIDATURË E LIRË

Nëse dëshironi të punoni për një kompani të re, të suksesshme e në një proçes dinamik zhvillimi, dhe nëse besoni në misionin tonë, mos hezitoni të aplikoni për t'u bërë pjesë e stafit të Qafshtamës.

Kandidaturat në mungesë të një pozicioni të hapur do të ruhen në database-in e kompanisë për t'u përdorur në momentin që hapet një pozicion i ri.

Klikoni në link-un më poshtë për të plotësuar formularin e aplikimit dhe për të ngarkuar CV-në tuaj në database.