Sfond Historik

Burimet e malit Qafshtamë, falë cilësive të ujit që rrjedh prej tyre, kanë paraqitur rëndësi edhe nga pikëpamja historike.

Në vitin 1932, familja mbretërore shqiptare “Zog”, vendosi të analizonte të gjitha burimet e vendit për të zgjedhur mes tyre burimin nga i cili do të merrte ujin për konsum vetjak. Pas një sërë analizash të kryera në laboratorë jashtë vendit, mes të gjitha burimeve shqiptare u zgjodh uji i malit Qafshtama.

Në të njëjtin vit, u inagurua nga Nëna Mbretëreshë një çezëm e famshme që sillte në rrugën buzë malit të Qafshtamës ujin e këtij burimi. Që prej asaj kohe, burimi mori emrin “Kroi i Nënës Mbretëreshë” duke i shtuar një petk të vyer historie të kaluarës së hershme të këtyre maleve. Akoma edhe sot, buzë rrugës që gjarpëron përgjatë qafës malore, mund të shihen rrënojat e këtij kroi të famshëm.

Cilësitë

Uji natyror gjatë rrjedhjes në nëntokën malore pasurohet me një sërë mineralesh dhe elementesh të tjerë, disa prej të cilëve mjaft të dobishëm për organizmin ndërsa të tjerë të dëmshëm. Përbërja e ujit varet nga natyra e nëntokës pra natyra e shkëmbinjve në të cilët buron.

Le të mësojmë si të njohim përmes të dhënave shënuar në etiketë tiparet e ujit Qafshtama:


Temperatura në Burim
85 °C


Konduktiviteti në 20 °C

Konduktiviteti është një vlerë e ulët për ujëra të lehtë si Qafshtama dhe e lartë për ujëra shumë të mineralizuara.

164 uS/cm


Mbetja e Thatë në 180 °C

Uji Qafshtama është natyralisht i lehtë dhe si i tillë favorizon qarkullimin e shpejtë të ujit në organizëm, proçes shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Një ujë i lehtë karakterizohet nga një sasi e vogël elementësh të tretura në të, tipar që përcaktohet në parametrin “Mbetja e Thatë” shënuar në etiketë. Mbetja e thatë e ujit Qafshtama është vetëm 99 mg/l, më e ulët se çdo produkt tjetër i ngjashëm në tregun shqiptar.

99 mg/l

Fortësia në ° G

Fortësia është një vlerë e ulët për ujëra të lehtë si Qafshtama dhe e lartë për ujëra shumë të mineralizuara.
5.59


PH në Burim

Uji Qafshtama ka një PH në burim 7.2 dhe PH i organizmit të njeriut është 7.1, pra uji Qafshtama me strukturën e tij minerale respekton natyrën e ambjentit të organizmit tonë.

7.20


Magnezi

Uji Qafshtama përmban një sasi të lartë magnezi krahasuar me ujërat e tjerë, tipar i rrallë për një ujë të lehtë. Magnezi, veç shijes së këndshme e të butë që i jep produktit, është një nga elementët më të çmuar për trupin tonë dhe shërben në përgjithësi për të garantuar mirëfunksionimin e organizmit.
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mban zemrën tërësisht të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon proçesin e çlirimit të energjisë muskulare gjatë aktiviteteve sportive; vetëm në prani të magnezit kalciumi mund të absorbohet mirë nga organizmi dhe të prodhojë efektet e tij pozitive mbi kockat dhe dhëmbët. Magnezi gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të veshkave.

Mg++ 23.3mg/l


Kalciumi

Kalcium është përbërës kryesor i dhëmbëve dhe kockave. Ai mund të absorbohet mirëvetëm në praninë e magnezit. Ky i fundit gjithashtu redukton rolin disi negativ të kalciumit në formimin e gurëve në veshka. Qafshtama ka një përmbajtje mesatarisht të ulët kalciumi.

Ca++ 1.60 mg/l

Natriumi

Natriumi ose përbëresi kryesor i kripës së gjellës është një element që shkakton fenomenin e mosqarkullimit të mirë ose mbajtjes së ujit në organizëm e një sërë problemesh të tjera të përhapura që zakonisht lidhen me përdorimin e tepërt të kripës së gjellës. Sasia e këtij elementi në ujin Qafshtama është shumë e ulët krahasuar me ujërat e tjerë në treg.
Na+ 1.30 mg/l

Klorur
Cl- 7.10 mg/l


Nitratet

Nitratet duhet të jenë të pranishme në sasi të ulët. Uji Qafshtama ka një përmbajtje shumë të ulët të Nitrateve.

No 3 0.16 mg/l


Bikarbonatet

Uji Qafshtama, megjithëse është një ujë i lehtë, përmban një sasi të konsiderueshme bikarbonatesh të cilat janë kripëra minerale që ndihmojnë proçesin e tretjes duke favorizuar prodhimin e enzimave tretëse.

HCO3 129.62 mg/l