RRUGËTIMI I UJIT

Uji Qafshtama mbushet dhe ambalazhohet përmes një linje të re e moderne, tërësisht të automatizuar, që i nënshtrohet një proçesi dizinfektimi e mirëmbajtjeje të përditshme, vendosur vetëm 200 metra nga burimet e shfrytëzuara.

Pas hyrjes në stabiliment, uji përshkon një sistem filtrimi të avancuar, i cili garanton pastërti mikrobiologjike absolute dhe eliminon mundësinë e depërtimit edhe të baktereve më të vogla, falë përmasave minimale të poreve filtruese prej 0.2 mikron-ësh.

Uji nuk i nënshtrohet asnjë trajtimi të mëtejshëm që do të mund të alteronte karakteristikat e tij të natyrshme dhe cilësitë organoleptike.

Produkti i purifikuar më pas kalon përmes makinerisë rishpëlarëse - mbushëse - taposëse e cila garanton mbushje të njëtrajtshme në përputhje me indikatorët e sasisë në etiketë dhe taposje uniforme.

Pas taposjes, shishet e mbyllura përmes sistemit transportues automatik drejtohen tek makina etiketuese dhe pasi etiketohen me etiketat plastike, datohen dhe paketohen në koli përmes makinave përkatëse tërësisht të automatizuara; më pas vendosen në paleta gati për transport drejt 3 magazinave të mëdha të kompanisë.

Kompania Qafshtama ka në përdorim nëntë burime në malin e Qafshtamës nga të cilët për momentin shfrytëzohet vetëm një.

Kjo rrethanë përcakton një mundësi të mirë dhe kapacitet të mjaftueshëm teknologjik për të rritur sasinë e prodhuar në përgjigje ndaj nevojave të tregut dhe për të shtrirë aktivitetin jo vetëm në tregun vendas por edhe në tregje të reja.

Burimi
Sistemi i fryrjes së performave
Nga proçesi i fryrjes te Mbushja
Datimi dhe Etiketimi
Paketimi në koli
Proçesi i paletimit